www.ciflik.tk

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.ciflik.tk

Forumi i fshatit Ciflik


    Njėzet ēėshtje tė rėndėsishme qė lidhen me islamin (pjesa 2)

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 38
    Age : 40
    Registration date : 08/01/2008

    Njėzet ēėshtje tė rėndėsishme qė lidhen me islamin (pjesa 2) Empty Njėzet ēėshtje tė rėndėsishme qė lidhen me islamin (pjesa 2)

    Mesazh  Admin Wed Jan 16, 2008 1:05 pm

    11. A E ADHUROJNĖ MUSLIMANĖT MUHAMMEDIN?
    Jo! Muslimanėt nuk e adhurojnė Muhammedin, e as qė e adhurojnė ndonjė tė dėrguar tjetėr tė Zotit, shenjtor apo krijesė. Muslimanit nuk i lejohet qė t’i falet, lutet, ose t’i pėrkushtoj ndonjė lloj ibadet ndonjė krijese tjetėr, pėrpos, tė Vetmit, Zotit tė tė gjitha botėve. Allahu, xh.sh., thotė: “Thuaj: "Unė jam vetėm njeri, sikurse edhe ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e pėrziejė askėnd". (Kehf, 110.)


    12. CILI ĖSHTĖ QĖLLIMI I EKZISTIMIT TONĖ?
    Duke i soditur krijesat e Allahut, ne, pashmangshėm, do tė vijmė nė pėrfundim se tė gjitha krijesat kanė qėllimin e tyre. Nėse hedhim vėshtrimin nė harmoninė e cila ekziston nė gjithėsi, krahas gjithė shtrirjes sė saj tė madhe ajo, pėrsėri, ėshtė e orkestruar nė mėnyrė tė pėrkryer sinkronizuese.
    Trupi i njeriut dhe proceset e tij tė llojllojshme, sikur mendimet, lėvizjet, tė parėt dhe mundėsit e tij pėr t’u kėndellur. Toka dhe numri i saj i pafund i gjallesave tė gjalla, bimėve, perimeve dhe krijesave tė ndryshme. Sistemi hidrometeorologjik, stinėt dhe ujėvarat nė natyre. Me tė vėrtetė, tė gjitha gjėrat kanė janė tė caktuara, mė sė shumti pėr nevojat njerėzore. Allahu, xh.sh., thotė: “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė.” (Dharijat, 56)
    Ashtu sikur thotė ajeti nė ēėshtjen nr. 8., tė gjitha gjėrat i nėnshtrohen Krijuesit duke i ndjekur ligjet natyrore tė cilat janė krijuar pėr to. Ne jemi tė krijuar nė gjendje tė nėnshtruar, e jo nė gjendje mėkati, pasi qė ne nuk vendosėm pėr krijimin tonė, dhe ashtu njėjtė do tė vdesim tė nėnshtruar (Allahut). Ndėrmjet kėtyre dy afateve, njeriut i ėshtė dhėnė aftėsia e tė menduarit qė vullnetarisht t’i nėnshtrohet Zotit tė tij. Vėrtetė tė gjithė do tė vdesim, ndėrsa askush nga ne nuk e di se kur. A nuk ėshtė koha qė t’i nėnshtrohesh Zotit tėnd?


    13. CILA ĖSHTĖ E VĖRTETA MBI ISUSIN (ISAIN, A.S.)?
    Isusi (Isai), i biri i Marias (Mejremes), ėshtė rob dhe i dėrguari i Allahut. Allahu, xh.sh., nė Kur’an thotė qė lindja e Isusit (Isait) ishte mrekulli (mu’xhize): “Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) tek All-llahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bėhu"! ai u bė.” (Ali Imran, 59.) Si i dėrguar, ai, me ndihmėn e Allahut, ka bėrė disa mrekulli (mu’xhize) siē ėshtė ringjallja e tė vdekurve, shėrimi i tė verbėrve dhe tė sėmurėve, dhėnia jetė shpezėve nga argjiri dhe aftėsia pėr tė folur qysh si foshnje (si i porsalindur). Isusi (Isai) e solli tė njėjtėn shpallje si edhe tė gjithė tė dėrguarit e tjerė tė Zotit. Ai nuk guxon tė jetė i adhuruar si “djali i Zotit”. Allahu, xh.sh., Isain e gjallė (e jo tė vdekur) e ka lartėsuar pranė Vetes, prej nga ai (Isai) do tė kthehet qė ta rivendos ligjin e Allahut nė tokė.


    14. CILA ĖSHTĖ E VĖRTETA MBI “DJALIN E ZOTIT”, “TRINITETIN” DHE MARIASĖ?
    Krijuesi yt thotė: “Bėnė kufėr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: "All-llah ėshtė ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetė Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilė, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės. Gjithashtu bėnė kufėr (mosbesim) ata qė thanė: "All-llahu ėshtė i treti i treve". S'ka nė gjithėsi tjetėr pos njė All-llahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotėra), do t'i kapė dėnim i dhembshėm ata qė nuk besuan prej tyre. E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues? Mesihu, biri i Merjemes, nuk ėshtė tjetėr vetėm se i dėrguar; para tij pati shumė tė dėrguar. Nėna e tij ishte e drejtė (e ndershme). Qė tė dy ata ishin qė ushqeheshin (si njerėzit tjerė). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnė shpinėn tė vėrtetės! (Maide, 72-75.)


    15. AI I SHTYP ISLAMI GRATĖ?
    Jo! Pėrkundrazi, islami para 1400 viteve e liroi gruan. Nė atė kohė nė Evropė, dijetarėt e krishterė merreshin se a kanė femrat shpirt, dhe nėse kanė, a i kanė ato shpirtra kafshore apo njerėzore? Deri para do kohe mbiemri i gruas ėshtė ndryshuar nga ana e burrit nė mėnyrė qė tė tregohet se ato janė nėn pronėsi tė burrave tė tyre. Sa i pėrket islamit, gratė janė tė barabarta me burrat nė ēdo akt hyjnor, ato i mbajnė mbiemrat e tyre, u ėshtė lejuar qė ta zotėrojnė pasurinė e tyre, tė zgjedhin se me kė do tė martohen, kanė tė drejtė qė tė kėrkojnė shkurorėzim, kanė tė drejtė nė trashėgimi, kanė tė drejtėn nga burrat e tyre qė t’i mbrojnė dhe t’i furnizojnė. Hixhabi (mbulesa islame) ua ngriti autoritetin dhe ua dha lirinė. Nė Perėndim, gratė konsiderohen lėndė seksuale e cila shfrytėzohet dhe hidhet. I vėrejmė se si i shfrytėzojnė gjatė shitjes sė automobilave, pijeve alkoolike, madje edhe nė reklamimin e gumave pėrtypėse. Nė islam, femrat janė tė lartėsuara nė atė shkallė, e cila e kapėrcen rolin qė u ėshtė dhėnė nė cilėndo fe ose kulturė. Nuk guxohet qė gratė tė keqpėrdoren dhe tė shtypen, por duhet qė tė respektohen dhe tė kihet kujdes mbi to. Si rezultat i gjithė kėsaj, Islami ėshtė feja e cila midis femrave ka shėnuar rritjen mė tė shpejt nė botė.


    16. A ĖSHTĖ E LEJUAR POLIGAMIA (MARTESA ME SHUMĖ GRA)?
    Po! Islami martesėn e rregullon ashtu qė meshkujve ua lejon qė tė martohen deri nė katėr gra, por me kusht qė ato tė trajtohen drejt dhe barabartė. Sė pari mashkulli duhet qė tė jetė i aftė financiarisht qė tė martohet me grua tjetėr, qė asaj t’i siguroj vendbanim tė veēantė dhe tė ketė mundėsi qė, midis tyre, kohėn e tij ta kalojnė njėjtė. Nė shoqėrinė perėndimore shumė burra, tė cilėt janė tė martuar me nga njė grua, i kanė shprehi edhe lidhjet jashtėmartesore. Kėshtu nė “USA Today” (4 prill 1988., Section D) ėshtė publikuar anketa nė tė cilėn ėshtė shtruar pyetja pėr 4700 dashnore nė lidhje me atė se ēfarė statusi do tė dėshironin qė ato tė kenė (dashnore apo grua e dyte, sekondare). Ato janė pėrgjigjur: “Unė mė shumė do tė doja qė tė isha grua e dyte, se ajo tjetra”. Shkaqet pėr njė pėrgjigje tė kėtillė gjenden nė faktin se ato nuk kanė pasur asnjė tė drejtė zakonore, e as qė kanė pasur barazi financiare me gratė e martuara ligjėrisht, kėshtu qė ėshtė llogaritur se meshkujt vetėm se i kanė shfrytėzuar ato. Islami qartė ėshtė kundėr lidhjeve jashtėmartesore dhe paramartesore, (zinasė, prostitucionit) pasi qė kėto ēojnė deri te prishja e shoqėrisė dhe alarmi i sėmundjeve ngjitėse gjenitale. A nuk ndjehet keq njerėzit kur fėmijėt e tyre i kanė tė paligjshėm? Ata fėmijė kanė tė drejtėn e tyre qė tė rriten duke e ditur se kanė prindėr tė cilėt janė pėrgjegjės tė mjaftueshėm qė ta planifikojnė ardhjen e tyre nė kėtė botė. Askush nuk do tė dėshironte qė t’i thuhej se ai ėshtė produkt i njė akti tė pafat.
    Zgjidhja islame e poligamisė ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr kėto probleme komplekse nė raportet ndėrmjet burrave dhe grave, probleme tė cilat shoqėrinė tonė e kanė sėmurė.


    17. A E PROMOVON ISLAMI TERRORIZMIN?
    Absolutisht jo! Islami i gjykon tė gjithė llojet e terrorit. Pėrdorimi i domosdoshėm i fuqisė lejohet vetėm atėherė kur dikush duhet ta mbron veten, familjen e tij, tė drejtėn e zbatimit tė obligimit feta ose nė luftėn kundėr tiranisė dhe shtypjes. Muslimanėt tė cilėt i flakin ndėrtesat dhe i mbysin njerėzit e pafajshėm nuk veprojnė nė bazė tė asaj qė islami mėson.


    18. A KA NĖ ISLAM RACIZĖM?
    Jo! Muslimanė ka nė tė gjitha vendet e tokės, qofshi ato Evropianė, Afrikanė, Aziatikė ose Amerikanė. Ēdo i pesti njeri nė tokė ėshtė musliman, qė do tė thotė se ne botė ka (mbi, M.A.) 1,2 miliard muslimanė. Islami e promovon harmoninė dhe tolerancėn racore. Allahu, xh.sh., thotė: “O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.” (Huxhurat, 13.) Kjo ėshtė nė kundėrshtim me gėnjeshtrat e pavėrteta tė Louis Farrakhanit kundėr islamit, kur thotė: “Allahu u paraqit nė formėn njerėzore tė zotėri W. Fard Muhammedit”, ose : “Ne (zezakėt) jemi nacionaliteti burimor nė tokė. “ Besimtarėt e lusin Allahun, xh.sh., pėr mbrojtje kundėr kėtyre gėnjeshtrave tė cilat thuhen kundėr Tij. Amin.


    19. A I KA PARASHIKUAR KUR’ANI ZBULIMET E REJA NĖ SHKENCĖN MODERNE?
    Po! Pasi qė Kur’ani ka ardhur nga Krijuesi i qiejve dhe tokės, ajo pėr ēfarė kėtu bėhet fjalė ėshtė thjeshtė ajo qė shkenca gradualisht e vėrteton atė qė ėshtė thėnė nė Kur’an. Shembujt pėr kėtė janė: Ekspanzimi (zgjerimi) i gjithėsisė, pėr ēfarė nė Kur’an ėshtė shpallur: “Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė.” (Dharijat, 47.) Gjithė ajo qė ėshtė e gjallė, ėshtė krijuar nga uji: “A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?” (Enbija, 30.)
    Tremujori: “…Ai u krijon juve nė barqet e nėnave tuaja, krijim (etapė) pas krijimi nė tri errėsira. Ky ėshtė All-llahu, Zoti juaj, vetėm i Tij ėshtė pushteti, nuk ka zot tjetėr pos Tij. E si pra, i shmangeni (adhurimit tė Tij)?” (Zumer, 6)
    Ekzistojnė edhe shembuj tė tjerė tė cilėt tregojnė se Kur’ani ėshtė nga Zoti yt. Allahu, xh.sh., thotė: “A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie.” (Nisa’, 82.)


    20. A DO TĖ DUHEJ QĖ UNĖ MENJEHERĖ TĖ KALOJ NĖ ISLAM?
    Absolutisht! Nėse besoni nė atė qė e lexuat nė kėtė broshurė, ne ju kishim rekomanduar qė tė mos zgjateni. Ju, tani, jeni pėrgjegjės pėr atė qė dini mbi Islamin. Islami, shumė njerėzve u solli harmoni nė jetė, vendosi diciplinėn, u dha atyre respektin dhe dinjitetin, si dhe solli paqen dhe qetėsi nė shoqėritė nė tė cilat kanė marrė frymė sėmundje mentale, materializmi ekstrem, droga, shkalla e lart e kriminalitetit dhe rėnia totale e moralit njerėzor. Allahu, xh.sh., ne na alarmon ne Kur’an, duke thėnė: “O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė)!” (Ali Imran, 102.)
    Nėse do tė donit tė kalonit nė islam, atėherė kthejuni ēėshtjes me nr. 7.
    Ne ju ftojmė qė tė kaloni menjėherė nė islam.


    E pėrktheu nė gjuhė boshnjake: Jasmin GANIĆ
    E korrigjoi: Adnan BALIHODŽIĆ
    E shqipėroi: Mehas Alija
    www.breziiri.com

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Wed May 08, 2024 4:08 am