www.ciflik.tk

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.ciflik.tk

Forumi i fshatit Ciflik


    Mos i shendrroni shtepite ne varreza!

    DonAlbaneze
    DonAlbaneze


    Numri i postimeve : 8
    Registration date : 12/01/2008

    Mos i shendrroni shtepite ne varreza! Empty Mos i shendrroni shtepite ne varreza!

    Mesazh  DonAlbaneze Thu Jun 05, 2008 2:07 pm

    Mos i shndėrroni shtėpitė nė varreza!



    Falėnderimi dhe lavdėrimi i plotė i takon Allahut, pėr tė gjitha tė mirat qė na i ka dhėnė, nė krye tė cilave ėshtė feja islame.

    Abdullah b. Revaha radijallahu anhu ka thėnė: Po tė mos tė ishte Allahu nuk do tė udhėzoheshim dhe nuk do tė agjėronim e nuk do tė faleshim.

    Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij fisnik, mbi familjen e tij tė ndershme, mbi shokėt e tij tė pastėr dhe tė sinqertė dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Ebu Hurejra radijallahu anhu rrėfen se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Mos i shndėrroni shtėpitė tuaja nė varreza, mos e shndėrroni varrin tim nė festė, dhe dėrgoni salavate mbi mua, sepse me tė vėrtetė salavatet tuaja mė arrijnė mua, prej kudo qofshin".

    Ky hadith – edhe pse ka pak fjalė - pėrmban kuptime tė mėdha dhe dispozita tė rėndėsishme fetare. Nė shikim tė parė duket se ka tė bėjė vetėm me dispozita tė fikhut, por e vėrteta ėshtė se ka tė bėjė me ēėshtje shumė tė rėndėsishme tė besimit, siē do ta sqarojmė, duke mos mohuar edhe ēėshtjet e fikhut.

    Para se tė futemi nė thelbin e temės, do tė doja t'i pėrmendi dy gjėra shumė tė rėndėsishme:

    E para: Esenca e shirkut (idhujtarisė) ėshtė teprimi nė hakun e njerėzve tė mirė. Kjo manifestohet nė shumė mėnyra, e disa prej tyre janė: pėrshkrimi i tyre me disa cilėsi qė i takojnė vetėm Allahut, adhurimi i tyre duke u drejtuar lutje dhe duke therur kurban te varret e tyre, zbukurimi dhe ngritja e tyrbeve mbi varret e tyre dhe adhurimi i tyre, gjė qė padyshim ėshtė shirk, sepse askush, pėrpos Allahut, nuk meriton tė adhurohet.

    Allahu i Madhėrishėm ka thėnė: "...dhe mos lut askėnd tjetėr pėrveē Allahut." (Xhinn 18).

    Ndėrsa Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Duaja ėshtė adhurim".

    Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, i ka mbyllur tė gjitha rrugėt qė dėrgojnė deri nė shirk dhe transmetohen hadithe tė shumta nė kėtė drejtim, prej tyre edhe hadithi pėr tė cilin po flasim.

    E dyta: Njerėzit – lidhur me pozicionimin e tyre ndaj Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė - ndahen nė tri grupe:

    a) Ata qė nuk besuan nė tė, nuk ia dhanė hakun qė i takon dhe nuk e pasuan, madje ndoshta edhe e ofenduan dhe luftuan. Kjo ėshtė gjendja e jobesimtarėve.

    b) Ata qė ranė nė ekstremin e kundėrt, duke ia pėrshkruar atij disa cilėsi tė Allahut dhe duke e adhuruar atė. Ndėrsa ata qė kanė shpėtuar nga kjo, kanė shpikur lloj-lloj bidatesh, tė cilat nuk i ka vepruar ai.

    Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kush shpikė nė fenė tonė diēka qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar." Po ashtu ka thėnė: "Kush vepron njė vepėr tė shpikur, ajo ėshtė e refuzuar".

    c) Ata qė Allahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė. Ata i besuan tė Dėrguarit tė Allahut dhe shpalljes qė iu shpallė, mirėpo nuk i mveshėn cilėsi qė i takojnė vetėm Allahut dhe nuk e adhuruan, sepse askush, pėrveē Allahut, nuk meriton tė adhurohet. Siē ka thėnė Allahu: "Dhe tė ėshtė shpallur ty dhe atyre qė ishin para teje se nėse bėn shirk, do tė asgjėsohen veprat tuaja dhe do tė jesh prej tė dėshtuarve" (Zumer 65). Po ashtu, ka thėnė: "Allahu nuk e fal shirkun, dhe ia fal pos kėsaj atij qė dėshiron" (Nisa 48).

    Ata pasuan sunnetin e tij dhe nuk shpikėn gjėra nė fe tė cilat ai s'i ka vepruar. Janė ata qė ia dhanė hakun fjalės - La ilahe il-lAllah Muhammedun Resulull-llah, duke mos adhuruar askėnd tjetėr pėrveē Allahut dhe duke e besuar Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, si tė Dėrguar tė fundit, pas tė cilit nuk ka Pejgamber. Duke pasuar sunnetin e tij dhe duke mos shpikur bidate nė fe.

    Tani futemi nė thelbin e temės dhe duke kėrkuar ndihmė nga Allahu themi:

    1- " Mos i shndėrroni shtėpitė tuaja nė varreza..."

    Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, nė kėtė pjesė tė hadithit, na ndalon nga pėrngjasimi i shtėpive tona me varrezat, nėse nuk falim namaz (nafile) nė to.

    Muslimi transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Shembulli i shtėpisė nė tė cilėn pėrmendet emri i Allahut dhe shtėpisė nė tė cilėn nuk pėrmendet emri i Allahut ėshtė si shembulli i tė gjallit dhe tė vdekurit".

    Muslimi, po ashtu, shėnon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Namazi mė i vlefshėm pėr njė mashkull ėshtė nė shtėpinė e tij pėrveē farzeve".

    Ndėrsa sa i pėrket femrės ka thėnė: "Mos i ndaloni gratė tuaja nga shkuarja nė xhami, mirėpo mė mirė pėr to janė shtėpitė e tyre".

    E ka ngjasuar kėtė gjė me varrezat sepse nė to nuk lejohet namazi, e as nė drejtim tė tyre. Siē shėnon Muslimi, i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Mos u falni nė drejtim tė varreve dhe mos u ulni mbi to".

    Po ashtu, disa orė para vdekjes sė tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Allahu i mallkoftė ēifutėt dhe tė krishterėt. I morėn varret e pejgamberėve tė tyre si vendfalje".

    Nga kjo pjesė e hadithit nxjerrim disa dispozita:

    - Ndalim tė pėrngjasimit tė shtėpive me varreza, duke mos falur namaz nė to.

    - Ndalim tė namazit nė varreza.

    - Ndalim tė namazit nė drejtim tė varreve.

    - Ndalim tė uljes mbi varre.

    - Ndalim tė ndėrtimit tė xhamive mbi varre.

    - Ndalim tė ndėrtimit tė varreve nė xhamia.

    2 - "...mos e shndėrroni varrin tim nė festė (iid)..."

    Fjala arabe "iid" rrjedhė nga folja "ade-jeudu" qė d.m.th: diēka qė kthehet dhe pėrsėritet. Pra, festa mbahet nė njė kohė tė caktuar dhe pėrsėritet ēdo vit, muaj apo javė. Festa bėhet pėr tė kremtuar me rastin e ndonjė ndodhie tė caktuar.

    Andaj, dije - Allahu tė mėshiroftė - se festat janė pjesė e fesė, kurse feja islame ka vetėm tri festa: festėn e Fitėr-Bajramit, festa e Kurban-Bajramit dhe festa javore qė ėshtė dita e xhumasė, siē transmeton Ibėn Huzejme.

    اdo festė jashtė kėtyre ėshtė bidat dhe nuk lejohet tė festohet, qoftė dita e tė dashuruarve, 8 marsi, 7 marsi, 1 maji, etj...

    Pra, i Dėrguari i Allahut na ndalon qė ta caktojmė njė kohė tė caktuar pėr vizitėn e varrit tė tij. Nėse kjo ėshtė kėshtu pėr njeriun mė tė mirė, atėherė vlen pėr tė gjithė njerėzit tjerė.

    Ndalohet ajo qė e bėjnė disa njerėz duke festuar ditėlindjen e filan "evlijasė" te varri i tij. Nuk lejohet tė caktohet njė ditė pėr vizitėn e varrezave, nuk lejohet festimi i ditėlindjes sė Pejgamberit paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, te varri i tij apo diku tjetėr, apo festimi i ditėlindjes sė dikujt tjetėr.

    Ditėlindja (mevludi) nuk ėshtė festė prej festave islame, dhe sikur tė ishte diēka e mirė, i pari qė do ta praktikonte do tė ishte Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, si dhe shokėt e tij. Apo mos vallė dėshirojnė t'ia tregojnė fenė tė Dėrguarit tė Allahut, duke bėrė vepra qė ai nuk i ka bėrė?!

    Pra, lexues i nderuar, nga kjo qė thamė t'u bė e qartė se nuk lejohet caktimi i vizitės sė varrezave pas namazit tė Bajramit, siē veprojnė tė paditurit nė mesin tonė, si dhe ata qė e dinė tė vėrtetėn, por e fshehin atė.

    Nga kjo pjesė e hadithit i nxjerrim kėto dispozita:

    - Ndalim i caktimit tė njė kohe pėr vizitėn e varrezave, por i viziton sipas mundėsi, pa e caktuar dhe shndėrruar atė nė festė.

    - Ndalim i festimit tė ditėlindjes (mevludit) sė kujtdo qoftė.

    - Ndalim i festimit tė ēdo feste jashtė festave islame.

    - Ndalimi i caktimit tė vizitės sė varrezave pas namazit tė Bajramit.

    3 - "... dhe dėrgoni salavate mbi mua..."

    Allahu i Madhėrishėm thotė: "Me tė vėrtetė Allahu dhe engjėjt e Tij dėrgojnė salavate mbi tė dėrguarin. O ju qė keni besuar dėrgoni salavate mbi tė dhe pėrshėndeteni me selam". [Ahzab: 56].

    Ndėrsa Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kush dėrgon salavate mbi mua njė herė, Allahu do tė dėrgojė mbi tė dhjetė herė".

    Po ashtu, thotė: "ثshtė koprrac ai qė pėrmendem nė prezencė tė tij dhe nuk dėrgon salavate mbi mua".

    4 - "...sepse me tė vėrtetė salavatet tuaja me arrijnė mua, prej kudo qofshin"

    Pra, siē ceket nė njė transmetim tjetėr , kudo qė tė jemi mund tė dėrgojmė salavate mbi tė Dėrguarin e Allahut, sepse ato i mbėrrijnė, meqė ia dėrgojnė melekėt (engjėjt).

    Pra, s'ka nevojė t'i themi atij qė shkon nė Medinė: "Bėni selam Resulullahit prej meje", sepse selami i arrin atij prej ēdo vendi ku jemi.

    Allahumme sal-li ala nebijjina Muhammed ve ala alihi ve sahbihi exhmein.


    Omer Zaimi

    Medinė


    shėnimet:


    1. Hasen, e shėnon Ebu Davudi Nr. 2042

    2. Shėnon Tirmidhiu nr. 2969, Ibėn Maxhe nr. 3828, Ahmedi nr. 18542. tė gjithė nga N`uman b. Beshiri. Pėr senedin e tė cilit Tirmidhiu thotė “Hasen-Sahih”. Ndėrsa shejh Albani e konsideron tė sakt nė dy librat e parė tė lartpėrmendur

    3. Shėnon Buhariu, nr. 2697 dhe Muslimi, nr. 1718 tė dy nga Aisheja, radijAllahu anha

    4. Shėnon Muslimi, nr. 1718 nga Aisheja, radijAllahu anha

    5. Muslimi nr. 779 nga Ebu Musa Esh`ariu. Po ashtu me kuptim tė pėrafėrt e shėnon edhe Buhariu nr.6407 nga I njejti sahabi

    6. Shėnon Buhariu nr. 731… dhe Muslimi nr. 781. tė dy nga Zejd b. Thaabiti

    7. Shėnon Ebu Davudi nr. 567. Senedin e tė cilit e saktėson shejh Albani. Gjithashtu me tekst tė pėrafėrt e shėnon Buhariu nr. 900 dhe Muslimi nr. 442 qė tė gjithė nga Abdullah b. Omeri

    8. Shėnon Muslimi nr. 972 dhe Nesaiu nr. 760.Nga Ebu Merthed Ganeviu

    9. Transmeton MUslimi nr. 529. Po ashtu me fjalė tė pėrafėrta e transmeton Buhariu nr .4441, tė dy nga Aisheja, radijAllahu anha

    10. Nė Sahihun e tij nr. 1465 nga Abullah b. Zubejri.

    11. Shėnon Muslimi nr. 408, Ebu Davudi nr. 1530, Tirmidhiu nr. 485, Nesaiu nr 1396 tė gjithė nga Ebu Hurejre

    12. Transmeton Tirmidhiu nr. 3546, dhe Ahmedi nr. 1735. nga Ali b. Ebi Talib. Sendin e tė cilit e saktėson Albani

    13. Tė cilin e shėnon Nesaiu nr. 1282 nga Abdullah b. Mes`udi, senedin e tė cilit e saktėson Albani

    Urhan Zeqiri

      Ora ėshtė Tue May 07, 2024 11:03 pm